Rita Ora nuk frikësohet nga eksperimentet në veshje.
Kështu ishte edhe kur ajo u shfaq në Finsbury Park kur u pa vetëm me sutjena dhe një palë mbathje që ishin mbuluar me disa pala.
Ajo doli në skenë pas këngëtarit Drake dhe e ndezi atmosferën, jo vetëm me performancën e saj por edhe pamjen e saj ekstravagante.
Ora kishte veshur një xhaketë lëkure dhe në momentin që e hoqi atë, temperaturat u ngritën.
Pamjen e saj e kombinoi edhe me një palë çizme të zeza ndërsa edhe këtë herë, ajo tregoi se është duke arritur majat e suksesit tek publiku.