Një lajmërim i çuditshëm është shfaqur në faqet ku kërkohen punonjës në Seattle, dy ditë pasi Donad Trump u zgjodh presidenti i ri i SHBA-ve. Në lajmërim thuhet se kërkohen aktivistë për të kundërshtuar programin politik të Donald Trump, të cilët do të paguhen nga 15-22 dollarë/ora.
“Po kërkojmë njerëz të motivuar që duan një punë full time, part time ose të përkohshme.”- thuhet në njoftimin e publikuar nga Washington Can!, një grup aktivistësh të majtë në SHBA.
Stafi i presidentit të sapozgjedhur konsideron se pas këtij grupimi qëndrojnë Barack Obama dhe Hillary Clinton.
“Ka ardhur momenti që presidenti Obama dhe ish-sekretarja e Shtetit Clinton tu thonë këtyre manifestuesve se Donald Trump është presidenti ynë tashmë. “- deklaroi menaxheri i fushatës së Trump-it, Kellyanne Conway./shqiptarja.com/a.k