Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj inspektoi pasditen e së shtunës ndërhyrjet në autostradën Durrës-Kukës-Morinë, e njohur si rruga e Kombit, në fshatin Klos, pas rrëshqitjeve të dherave nga rreshjet e shumta që kanë përfshirë vendin.
Dervishaj tha se pavarësisht situatës, janë marrë masat dhe nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve.
“Jemi duke u koordinuar me gjithë institucionet e tjera për tju ardhur në ndihmë banorëve për çdo nevojë që ata paraqesin”, deklaroi Dervishaj.
Ministria e Transportit dhe drejtoritë, tha ai, janë në gadishmëri maksimale për të minimizuar të gjitha pasojat që mund të vijnë për shkak të rreshjeve të këtyre ditëve.
Ai informoi se pas kësaj faze që konsiston në masat për minimizimin e pasojave do të fillojë evidentimi dhe do ndërhyhet për të riparuar dëmet./a.m.