Aktori amerikan Robert Redford ka njoftuar se së shpejti do të tërhiqet nga bota e aktrimit dhe do të përqendrohet vetëm në regji. Në një intervistë me nipin e tij Dylan Redford, 80-vjeçari Robert Redford tha se ai është i lodhur nga aktrimi.
Ai tha se ka dy projekte aktrimi “Our souls at night ” me Jane Fonda, dhe “The old man and the gun “, por që do të tërhiqet nga aktrimi, kur të mbaroj me to.
“Kur ato të kenë mbaruar, unë do të them” ok, e kjo është lamtumira për të gjithën dhe pastaj do të përqendrohem vetëm në regji”, tha Redford.
Robert Redford mori rolin e tij të parë të filmit në vitin 1962, e pas shtatë vjetësh, ai u bë një yll botëror, falë rolit në filmin “Butch Cassidy dhe Sundance Kid”.
Në karrierën e tij ai ka luajtur në më shumë se 30 filma, duke përfshirë “The Great Gatsby”, “My Africa”. Në vitin 1981 ai fitoi një Oskar për filmin “Njerëzit e zakonshëm.”, përgatiti BETA. (b.an)