Kryetari i Organizatës republikane të familjeve të ushtarëve të arrestuar e të vrarë dhe civilëve të zhdukur, Nedeljko Mitroviç ka thënë se serbët e Kosovës mund të presin zhgënjim nga prokurori i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës ndaj serbëve, David Schëendiman.
Mitroviç thotë kështu duke u nisur nga ajo që Schwendiman ka qenë ish-shef i Prokurorisë për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, ku përmend se “ka mbyllur punën e hetimit për krime lufte, me rastin e kolonës së Tuzlës dhe rrugës Dobrovoljaçka, por edhe me hetimin e disa rasteve shumë më pak të ndërlikuara”.
“Njeriu nuk mund ta ndryshojë aq shpejt qëndrimin, qëndrim dhe projekt me të cilin ka ardhur në BeH, sikur tani në Serbi. Do të bëjë gjithçka që të mos bëjë ato që ka paralajmëruar. Koha do të tregojë se serbët që janë dëbuar e vrarë në Kosovë, do të përjetojnë një tjetër zhgënjim”, tha Mitroviç.
Ai më pas vuri në dukje se plani i Schwendimanit për hetimin e krimeve të supozuara të luftës kundër serbëve në Kosovë duhet të kërkojë data shumë specifike dhe emrat e kriminelëve të supozuar, si dhe kushtet e ndjekjes së këtyre rasteve.
“Kurse, le të tregojë se si s’ka prova në Bosnjë dhe si ka qenë praktika e tij e rregullt atje”, ka thënë Mitroviç, përgatiti Koha. (b.an)