Lumi Erzen është kthyer në një rrezik të madh për dhjetra banesa që ndodhen pranë tij në qytetin e Shijakut. Prej 30 vjetësh shtrati i lumit është lënë në mëshirë të fatit. Pemët dhe bimësia që gjallon në të e kanë ngritur ndjeshëm tabanin e lumit duke ulur kapacitetin mbajtës të ujërave.
Edhe ndërhyrjet pa kriter ndër vite e kanë rënduar situatën. Pas përmbytjes së janarit, banorët përjetuan një tjetër situatë të rëndë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit.
“Herën e parë erdhi uji menjëherë, ndërsa këtë herë niveli I ujit u ngrit gradualisht. I ngritëm. I kemi kthyer shtëpitë në magazina. Burrin e kam të sëmurë dhe e kam dërguar në Itali. U përmbytëm më 6 janar. U përmbytëm dhe tani”, thotë një banore e zonës.
Banorët ndjehen të pasigurtë në shtëpitë e tyre, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse në për mirëmbajtjen e digave dhe pastrimin e zgjerimin e shtratit të lumit.
“Ne nuk na mbyt uji Iishiut, po mungesa mirëmbajtjes së shtretërve të lumejve. Liqenet, digat janë mbushur me inerte dhe duhen pastruar që në verë”, thotë një tjetër raporton tch.
Ende pasojat e përmbytjes së ditëve të para të janarit, kur u dëmtuan 200 banesa janë të dukshme, por banorët nuk janë dëmshpërblyer ende.
Në bashkinë e Shijakut deklarojnë se një projekt për ndërhyrjen emergjente në shtratin e lumit është dorëzuar pranë Ministrisë së Mjedisit, asaj të Zhvillimit Urban, si dhe donatorëve por ende nuk ka një përgjigje për mbështetjen e tij./a.m.