“Marrëveshjet e lidhur midis të dy vendve dhe qeverive po gjejnë zbatim të ngadalshëm edhe se ende një sere pengesash jotarifore dhe aktesh nënligjore pengojnë këmbimin tregtar dhe transportin. Komisionet u pajtuan që të zhvillojnë një bashkëpunim lidhur me agjenden legjislative dhe përfarimin e saj, lidhur me identifikimin e projekteve të përbashkëta startegjike në infrastrukturë, bujqësi, turizëm , energji .
U ra dakord që shqetësimet e biznesve dhe asociacioneve të tyre lidhur me pengesat që të shumtën janë në nivel admnistartive dhe jopolitikë të merren seriozisht. Secili Komision nga ana e vet do te merret me shqetësimet e palës tjetër duke ndërmarrë aksion të përbahskët që të punohet konkretisht me të gjithë akterët përgjegjës për të evituar barierat e bashkpunimit. Komisioni nga Kuvendi i Shqiprisë u prit edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, nga Zëvendëskryemisnitri Ramiz Kelmendi dhe minsitrat Lutfi Zharku dhe Blerand Stavileci”, ka njoftuar Mustafa nëpërmjet Facebook’ut.