Antonio Conte nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Marco Verratti. Trajneri i Chelseas, Antonio Conte e pëlqen shumë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.
Sipas Mediaset Premium, strategu italian është i gatshëm t’i ofroj klubit nga Parisi 50 milionë euro plus Cesc Fabregasin për Verratti, përcjell Express.
Por, klubi nga Premierliga e ka edhe konkurrencën e Milanit dhe të Juventusit për Marco Verratti, citohet “Express”. (b.an)