Aurela Hoxha është gjithnjë “on the top”. “Show girl”-i ka treguar edhe njëherë që mbetet ndër femrat më joshëse në vendin tonë. Ditët e fundit bukuroshja ka prezantuar fotot e reja, ku ka guxuar të vijë provokuese. Megjithatë, ashtu siç edhe vetë thotë, ky është vetëm fillimi, pasi të tjera poza do të vijnë së shpejti. Prej shumë vitesh në ekran, Aurela tregon se ndjehet komode në të gjitha formatet. Nga ana tjetër na rrëfen se po përgatitet për një tjetër format, ku do të rivijë edhe njëherë si moderatore. Vijon të mbetet single, por premton që do të jemi të parët që do ta marrim vesh, kur të nisë një lidhje.
Aurela rikthehet seksi, çfarë është ky set i ri kaq sensual?
Ishte një ide e stafit të revistës “Starpeople” nisur dhe nga filmi i ri që po bëj, unë dhe Endrit Mërtiri, fotografi e pëlqyem si ide dhe sollëm një Aurelë pak më të zhveshur.
Kemi parë foto me të brendshme, a do të vijnë edhe foto më të guximshme se kaq në këtë set?
Po, fotot e revistës janë në këtë stil, por akoma më të guximshme, nëse do t’i quajmë kështu.
A do të shikojmë ndonjëherë foto nudo të Aurelës?
U fol shumë për skenat në film, dhe ‘frame’-t e shkëputura prej tij, set fotografik nudo nuk kam realizuar deri tani dhe nuk di të them për të ardhmen. Por, asnjë plan apo mendim momentalisht.
Kaq vite para objektivit të kameras, a ka poza që ju vënë në siklet?
Jo, ndjehem shumë mirë para objektivit të aparatit dhe është një ndër kënaqësitë e punës sime kjo, asnjë siklet.
Keni komplekse kur zhvisheni përpara fotografit, ka një pjesë të trupit tuaj që ju komplekson?
Deri tani jo, kjo mbase për shkak se jam dhe në formë të mirë fizike, besoj që këto probleme ndjehen në rast të ndonjë neglizhence me palestrën, apo ndonjë celuliti, deri tani fal Zotit s’e kam ndjerë këtë.
Cilat janë komentet deri më tani për fotot tuaja seksi?
Të mira. Mund të them që prisja reagime, pasi sinqerisht ky është seti im më i guximshëm, por deri tani kam marrë vetëm komente pozitive.
Një nga personazhet më mediatik në vendin tonë ka raste që ju ka dëmtuar fama?
Dëmtuar nuk mund të them, mbase jam rezervuar pak në jetën time në publik. Por, tashmë kjo është tepër normale, pasi jam rritur me këtë gjë dhe tashmë më është kthyer në stil jete.
Duket se keni një shkëputje disa kohë nga ekrani, me çfarë po merret Aurela?
Jam me një projekt si prezantuese, pasi kjo pjesë besoj i mungon publikut, se me role të tjera kam qenë e pranishme, qoftë në emisione spektakle apo dhe në film. Si prezantuese, që është ajo pjesë që dua më shumë, uroj të jem së shpejti pranë publikut.
Kur është koha për t’u rikthyer?
Tani! Me pak fjalë, për mua çdo kohë është e mirë, për të qenë në ekran.
I keni ndjekur produksionet e reja, çfarë nuk ju ka pëlqyer?
Të jem e sinqertë jo imtësisht, por i kam parë dhe më kanë pëlqyer në përgjithësi të gjitha.
A ka një format që po transmetohet aktualisht që do donit ta drejtonit ju?
Hmm, në fakt po.
Ju shikojmë shpesh në vende të ndryshme të Evropës, çfarë e mban Aurelën larg Shqipërisë?
Dëshira për të udhëtuar, është një tjetër pasion i imi, dua të them, që përveç udhëtimeve të punës, me shumë kënaqësi udhëtoj edhe për të njohur vende dhe kultura të reja.
Në intervistën tuaj të fundit keni thënë se jeni beqare, ka ndryshuar diçka?
Ditën që s’do të jem më beqare, do ta ndaj me publikun. Nëpërmjet jush.
Çfarë ju josh tek një mashkull?
Nuk di nëse mund të theksoj këtu një tipar, por mund ta them me bindje që mashkulli ideal për mua dhe besoj çdo femër, është ai mashkull në krah të së cilit ajo është vetja.
Keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga fama, nga jeta në televizion për t’iu dedikuar një marrëdhënieje, apo pse jo, për të krijuar familje?
Nuk besoj se profesioni im do ta pengoj këtë hap, kështu që kur do që të jetë e shkruar, ( them e shkruar, për shkak të besimit tim të madh në Zot) unë do jem e lumtur të ndërmarr këtë hap, pa hequr dore nga jeta ime apo profesioni im, por duke i shtuar edhe diçka asaj…