Në intervistën e parë si Kreu i Shtepisë së Bardhë, Donald Trump edhe një herë ritheksoi mesazhin e tij se vendi duhet bashkuar. Por ai ndryshon diskursin politik, duke theksuar se prioritetet e tij janë shëndetësia, vendet e punës, kufijtë dhe taksat. Për më tepër manjati u shpreh se Reforma Shëndetësore e Obamës mund të mbijetojë pjesërisht.
Kujtojmë se gjatë fushatës republikani e ka sulmuar ashpër reformën Obamacare të cilën kishte premtuar se do ta zhbënte. Sa i përket politikës se jashtme manjati tha se prioritet është lufta ndaj ISIS, jo largimi i Assad. Me tej ai e cilësoi letrën e urimit të Presidentit rus si të mrekullueshme.
“Nuk është presidenti im” është ky slogan i cili vijon të pushtojë rrugët e SHBA për të tretën ditë. Protestuesit në shumë shtete si Miami, Philadelphia, Columbus, Neë York jo vetëm protestojnë zgjedhjen e Trump si president por bllokojnë edhe një pjesë të rrugëve duke shkaktuar kaos në trafik.
Ndërsa transferimi i pushtetit duket se po jep edhe efekte e para në politikë. Së fundmi stafi i presidentit të sapozgjedhur ka kërkuar që deri në datën 20 janar kur Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë, administrata Obama të mos marrë asnjë inisiativë në politikën e jashtme. I menjëhershëm ishte reagimi stafi i Obamës i cili ka pezulluar të gjithë hapat për të kaluar në kongres marrëveshjen për tregtinë e lirë te trans-paqësorit.
ma.me