Ku Kluks Klan po parashikon të bëjë një festë fitoreje për presidentin Donald Trump. Grupi famëkeq ka njoftuar se do të marshojë në Karolinën e Veriut për të festuar fitoren e Trump. Marshimi pritet të bëhet në 3 dhjetor. “Njerëzit tanë patën një ndikim të madh në zgjedhjen e Trump”, ka deklaruar në rrjetet sociale David Duke, ish-kreu u KKK.