Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 23-vjecarit në Vlorë. Sipas burimeve nga policia dyshohet se Fabion Vejzaj u vra me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij Mario Ribaj për një makinë.
Sipas burimeve, autori i kishte shitur një makinë viktimës, por ky i fundit ishte ankuar se kishte defekt. Por pa marrë parasysh këto pretendime Mario Ribaj i ka kërkuar paratë e mjetit që i kishte shitur. Mësohet se viktima Fabion Veizaj ishte në shtëpi kur u telefonua nga 23-vjecari Mario Ribaj. Të dy janë konfliktuar disa metra larg banesës dhe në debat e sipër Ribaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëmoshatarit dhe shokut të tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht të Vlorës në orën 12:30, pranë banesës së viktimës Veizaj.I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi plumbat i kanë prekur organet jetësore.
Policia ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin Ribaj pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëmoshatarit./bw/a.k