Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Kamëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 00.30 minuta pas mesante ndërkohë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Detajet e policisë:
Rreth orës 00:30, të datës 11.11.2016, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në banesën e shtetasit A. S., 42 vjeç, banues në Kamëz, ka patur një shpërthim.
Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë, ku ka rezultuar se në oborrin e banesës së këtij shtetasi, në një grumbull balte është konstatuar një gropë, e cila dyshohet të jetë krijuar si pasojë e hedhjes së një lënde plasëse.
Nuk ka patur të dëmtuar apo dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm dhe shkaqeve të këtij veprimi.
Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 84 dhe 278/4 të Kodit Penal./a.m.