Duket se Trump-i ka pasur raport të shkëlqyer kur bëhet fjalë për modelet shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Amerikë.
Falë agjensisë së tij të modeleve dhe organizimit të spektakleve të bukurisë, bukuroshet shqiptare përtej Atlantikut shpeshherë janë parë nën shoqërinë e tij.
Por, pa dyshim raporti më epik është ai me Angela Martinin, bukuroshen shkodrane që vite më parë përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, i cili pati shkaktuar zhurmë të madhe në media.
Trumpi i njohur për një sjellje aspak për t’u komplimentuar karshi femrave, me shkodranen kishte kaluar në një raport përtej përshëndetjes.
Në disa foto që qarkullojnë akoma në arkiva të ndryshme në internet, ai shihet teksa duket sikur shkëmben puthje në buzë me Angelan. Megjithatë, kjo ishte demantuar nga vetë shkodranja e cila më pas kishte publikuar videon e plotë ku shihet teksa shkëmben puthje në faqe e jo në buzë me tashmë presidentin amerikan, Trump. /Prive.al/a.m.