Një 74-vjeçare rrëfen historinë e saj se si i ndryshoi jeta pasi kreu koronarografinë falas, një ndërhyrje që asaj i shpëtoi jetën. Rrëfimi i saj u publikua në rrjtete sociale nga ministri Ilir Beqaj.
Dëgjohni dëshminë e 74-vjeçares nga Shkodra, që përfitoi ndërhyrjen #FALAS në zemër, një tjetër nga mijëra historitë njerëzore që flasin për ndryshimin që ka filluar tashmë në shëndetësinë tonë!
Bukurje Halluni është një prej pacienteve që ka realizuar #FALAS dhe me sukses koronarografinë në spitalin Rajonal të Shkodrës, si pjesë e paketave #FALAS të Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë me financim 100% nga qeveria në spitalet publike dhe private.
Hapja për herë të parë e shërbimit të Hemodinamikës në spitalin e kryeqendrës së Veriut, ka bërë që koha e pritjes së pacientëve, që kanë nevojë për këtë shërbim të shkurtohet nga 6 muaj apo 1 vit që ishte më parë, në 4 deri në 6 javë.
Falë investimit prej 75 milionë lekë në Repartin e Kardiologjisë, Shkodra bëhet kështu i vetmi spital jashtë Tiranës (përfshi edhe spitalet jopublike) që ofron këtë shërbim për pacientët me zemër, në ndryshim nga të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë.
Në 2 vjet realizuam me sukses 15.300 ndërhyrje angiografie & angioplastike për kurimin falas të 12.100 pacientëve me sëmundje të zemrës, përkundrejt 3.710 procedurave të realizuara në 2 vitet e fundit nga qeverisja e vjetër.
Ja si Rilindja rilind shpresën e njerëzve në nevojë!