Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka kryer hetime në vendngjarje pas shpërthimit në uzinën e naftës në Ballsh. Në një deklaratë për mediat ISHTI sqaron se nuk janë respektuar kushtet e sigurimit teknik.
“Ngjarja në impiantin e hidropastrimit të karburanteve për shkak të mosrespektimit të rregullave teknike të shfrytëzimit. Ngjarja gjatë procesit të manovrimit për vënien në punë të separatorit të presionit të ulët. Ngjarja ka ndodhur gjatë vënies në punë të impiantit të hidropastrimit. U rrit presioni me hidrogjen 3 herë mbi normalen. Presioni i punës së pajisjes u rrit ne menyre te menjëhershme dhe nuk funksionoi valvula e sigurimit te pajisjes qe ben mbrojtjen e saj. Konkluzionet e ISHTI-t per ngjarjen do ti vihen ne dispozicion Prokurorisë për kryerjen e hetimeve prej saj. Do jete prokuroria ajo e cila përmes hetimeve do te zbardhe plotësisht ngjarjen.”, pohohet në reagimin e ISHTI-së./a.m.