Ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës Etleva Ndoka, 28-vjeçarja që u plagos sot paradite në parukerinë e saj.
Policia ka arritur të identifikojë autorin, Alfred Nikolli, 31 vjeç. Ky i fundit hyri në sallonin e bukurisë dhe shtiu me armë ndaj Ndokës. Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndoka u dërgua në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Policia ka shoqëruar dëshmitarët e ngjarjes, për të marrë detaje mbi sa ndodhi, por nuk ka mundur ende të vërë në pranga Nikollin.
d.i.