Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi në Itali ku dy vëllezër shqiptarë u ekzekutuan me armë zjarri. Disa orë pas raportimit të ngjarjes, ëhstë bërë edhe identifikimi i viktimave.
Tg com shkruan se të vrarë janë dy vëllezërit Agron Lleshaj, 27 vjeç dhe Alban Lleshaj 24 vjeç. Ata ishin rezidentë në Parabiago (Milano).
Ngjarja
Trupat i viktimave u gjetën në një makinë të përmbysur, që ngjasonte me një skenë aksidenti. Por kqyrja e trupave vërtetoi se ata ishin goditur me armë zjarri dhe kishin marë disa plagë.
Viktimat rreth të 30-ve mendohet paraprakishte mund të jenë vëllezër.
Ata janë përpjekur të arratisen pasi kanë parë se dikus po tentonte t’i vriste por në ndjekje e sipër janë përplasur me kakinë e më pas janë goditur disa herë me armë zjarri tip pistoletë.
Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi të rëndë dhe po punohet për identifikimin e autorëve nga ana e policisë italiane.
Parapraksiht pista ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve./a.m.