Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se të paktën 23.4 milionë njerëz në Afrikën Lindore kanë nevojë të menjëhershme për ushqime për shkaqe të ndryshme.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në një raport të publikuar sot, ka njoftuar se nevoja e menjëhershme për ushqime ka lindur si pasojë e fenomenit natyror “El Nino”, pasojat e të cilit ende vazhdojnë, ndryshimeve në rënien e reshjeve, krizave ekonomike dhe trafikut të emigracionit.
Ndërkohë që në shtator të vitit 2015 nevoja e menjëhershme për ndihma ushqimore ishte për 11 milionë njerëz, ndërsa sipas raportit kjo shifër është rritur dy herë brenda një viti, transmeton atsh.
Sipas këtij raportit vendet më të prekura janë Etiopia me 9,7 milionë, Sudani Jugor me 4,8 milionë dhe Sudani me 4,4 milionë persona të cilët kanë nevojë për ndihma humanitare, citohet Express. (b.an)