Deputeti socialist Taulant Balla kritikoi ashpër qëndrimin e mbajtur nga deputetët e opozitës në Briksel për hapjen e negociatave.
Në veçanti ai i’u referua qëndrimit të deputetit Aldo Bumçi për të cilin tha se ishte “duke folur me bashën dhe Berishën 24 orë në telefon për të bllokuar procesin”. Sipas Ballës, vetëm 1 deputet grek ishte kundër ashtu si opozita.
“Vetëm një eurodeputet grek foli kudnër Shqipërisë, vetëm një nga 700 e ca. Ai foli njësoj si Aldo Bumçi. Ti mund të kesh ndonjë dëshirë që Serbia të jetë anëtare e BE, por nuk është akoma”, tha Balla nga foltorja e parlamentit.
Reagon Bumçi: Cilat ishin pikat që shqetësonin europianët, zgjedhjet, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit. Nesë nuk paska probleme, pse ata kërkonin nga ne, opozita, për këto probleme?
Pse nuk gëzojnë këta? Pse janë të hidhëruar? Bëni dallimin mes tyre dhe nesh, kur këta në opozitë flisnin për eksodin e shqiptarëve pas liberalizimit të vizave.
Ka vetëm një paragraf që ka qenë me konsensus nga të gjitha palët, që thotë se mbështesim hapat e negociatave, kur reformat të jenë zbatuar në një nivel të pranueshëm.
Ne thonim atje, duke i bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kushtet! Ne i bënim thirrje qeverisë që të plotësonte kushtet! Pse BE na ka mbyllur derën neve?
/a.m.