Roza Lati njihet nga të gjithë ndoshta si vajza delikate dhe e llastuar që mund të ketë pasur një jetë perfekte.
Por në fakt nuk ka qenë kështu. Moderatorja e njohur tregon një periudhë të errët të jetës së saj, ku dhuna ka qenë prezente në familjen e saj.
Në një intervistë për emsionin ‘’INstyle’’, Roza tregon se ka pasur një fëmijëri të vështirë me dhunë familjare por që fatmirësisht tashmë çdo gjë ka kaluar.
“Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë. Kam kaluar një fëmijëri të cilën nuk do doja që ta kalonte asnjë fëmijë tjetër, me dhunë familjare. Po i them këto gjëra troç këtu për t’i lënë njerëzve të kuptojnë se nëse më cilësojnë si llasticë tani, dua ta dinë që është thjesht flluska që unë i kam vënë vetes”,tregoi vajza e aktores së njohur Rita Lati.
Vajza e njohur e ekranit, ka folur edhe për marrëdhënien me të dashurin e saj. Ajo është shprehur se nuk ka dëshirë të postojë foto në rrjtet sociale me të pasi sipas saj‘’ka ulkonja që kanë plehrat që lë mbrapa’’. /a.m.