Një cunami gjigant ka shkatërruar dhe zhdukur qytetin legjendar të Atlantis, e kjo mund të jetë shkaktuar nga një vullkan, sugjeron një teori e re, transmeton TCh shkrimin mbi teoritë e reja të shkencëtarëve.
Ekspertët besojnë se shpërthimi vullkanik, në atë që sot është ishulli grek Santorini, në vitin 1500 para erës së re shkaktoi dallgë gjigante.
Teoria e re vjen nga studiuesit e Universitetit publik në Athinë. Ekspertët besojnë se rrjedha e llavës në det ka qenë mjaftueshëm e madhe sa të sillte edhe krijimin e cunamit. (b.an)