Kryeministri Edi Rama ka folur nga aula e parlamentit duke ju adresuar për herë të parë akuzave të PD-së në lidhje me deklaratat e tij për Presidentin e sapozgjedhur Trump. Rama fillimisht ka folur për rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave të vendit me BE-në, duke thënë se ishte një lajm pozitiv për të cilin PD nuk ka folur fare. Rama i ka kthyer përgjigje opozitës edhe për Trump.
Kryeministri deklaroi se akuzat e opozitës dhe orvatja për ta kthyer atë në armikun e SHBA-ve dhe Trump, është një fortunë në gotën e rakisë së Shqupit, që sipas Ramës i ka prekur të gjithë demokratët. Shefi i qeverisë ka shtuar se PD po tenton të fshehë sjelljen e saj të paprecedent për bllokimin e hapjes së negociatave duke u marrë me propagandimin e “armiqësimit” të tij me SHBA-të.
Fjala e Ramës
Dje morëm një lajm që po të kishte ardhur në kohën e qeverisë së vjetër, kushedi se çfarë mitingu festiv do të ishte bërë në kohë shiu…. Po këtij lajmi, qeveria e vjetër nuk ju gëzua, përkundrazi, nuk latë kanal, banak e portal, për të më shpallur mua armikun e presidentit të sapozgjedhur në SHBA.
Fillimisht lejomëni të ndalem tek lajmi i mirë që morëm dje. Dje morëm rekomandimin pozitiv dhe pa kushte, të KE-së, për Këshillin Europian. Aq pozitiv ishte rekomandimi saqë nuk e mjegulloi dot as kryetari cehre prishur i PD-së, as heshtja e liderit të PD-së, që poston qëndrime për sjelljen e një kryeplaku në një fshat që si dihet as emri… dhe sigurisht as fytyra e rropatur e Shvejkut që sapo erdhi… (i referohet Berishës)
Kemi qenë këtu në këtë vend në të gjitha ditët dhe javët që pararendën hapjen e negociatave, dhe e kemi dëgjuar sesa shumë kushte thonit se do i viheshin vendit, sesi kanabisi do të sihte kusht themelor, sesi qeveria teknike do të ishte dhe të tjera broçkulla që zihen përditë në kazanin e shqupit… Por çfarë ka thënë Komisioni Europian? Ka rekomanduar hapjen e negociatave, që 3 vite më parë dukeshin një mision i pamundur…
Ligjin e vettingut e kanë bllokuar këta, e kanë cuar këta në Gjykatën Kushtetuese në përpjekjen e turpshme për ta shpallur antikushtetues, po rropaten ditë natë që sido që të vijë puna, edhe pasi të shprehet Komisioni i Venecias, këta ta rrëzojnë sërish. Kjo shumicë, është 100% në mbështetje të ligjit dhe të gatshëm që të fillojmë zbatimin e Vettingut.
Po ashtu raporti i Progresit është një poasqyrë shumë e qartë ku duket gjithë deformimi i përpjekjes së propagandës së shfrenuar tuaj. Mjafton të lezosh kapitullin për ekonominë për të kuptuar se cili është opinioni i një gjykatësi shumë rigoroz, dhe saa larg janë nga ky opinion, të gjitha opinionet që shprehen këtu nga ju, të këtyre që e rrënuan ekonominë dhe sot përpiqen ta përshkruajnë me ngjyrat më të zeza.
Fitoren e kandidatit republikan dje e projektuat, sikur kishit marrë kokën time në tepsi, nga fronti i luftës. Nuk është hera e parë që mblidhet një tufë prej atyre që quhen “karangjollë të pagdhendur”.
Unë flas për Kosovën në Beograd dhe për marrëdhënie me serbinë, karangjollët më hidhen në fyt sepse sipas tyre bëj karagjozin. Unë flas për çështjen çame dhe ato më akuzojmë për primitivizëm patriotik, që kërkoj të heq vëmendjen nga situata në vend… një vendi dhe situate që dje mori rekomandimin pozitiv për të hapur negociatat.
Unë flas për një kandidat që shprehet për emigrantët, për ksosovën etj, karangjollët fillimisht nuk thonin asgjë… sepse ishin shumë të zënë me kongresin e kandidates tjetër… Sepse presidentja e ardhshme e Amerikës nuk më donte mua, por këta.
Unë kam kritikuar në fakt një kandidat republikan… kurse këta më kritikojnë mua, sikur të jenë çunat e lagjes që sapo u ka dalë vëllai i madh nga burgu dhe të thonë shife se çfarë do tët bëjmë ne ty!
Berisha: E ka “kokën në tepsi” Rama
I menjëhrshëm ishte edhe reaimi i ish-kryeministrit Berisha në lidhje me deklaratat e Ramës kundër Trump. Ai tha se Rama e ka “kokën në tepsi”.
“Mediat serbe e shkruan që Donald Trump tha se ëhstë bërë gabim i madh për Kosovën, se do t’i kërkojë të falur Serbisë. Kur mediat serbe e përsëritën për së dyti, direkt e përgënjeshtroi. Po pse ky nuk pranon përgënjeshtrimin? Ky vetëm për prapanicën e tij e ka se e di që e ka kokën në tepsi.
Për sa i përket bombardimeve, zotëria e tij ka qenë shumë më radikal, ka kërkuar futjen e trupave tokësore, ka qenë më radikal, që të fusim trupat dhe realizojmë qëlllimin. Kundër Kosovës paska qenë, po kjo është turp të pretendosh. E ka në kokë tepsinë nga shqiptarët, kjo ëhstë e vërtetë ku njeri ëhstë me kokën në tepsi (për Ramën).