Fshati Tale në Njësinë Administrative të Shënkollit në Lezhë vijon të mbetet në rrezik përmbytje nga dëmtimi i argjinatures së Lumit Mat. Arnimi në mënyrë të vazhueshme më inerte është zgjidhja emergjente që është ndërmarrë prej dy ditesh.
Në zonë janë vendosur mjetet e Bordit të Kullimit dhe të Bashkisë, ndërsa forcat e ushtrisë po vendosin thasë me rërë në vendin ku argjinatura është çarë në fshatin Tale 2.
Drejtori i Bordit të Kullimit në Veri Petrit Gjoni thotë se po kryhen ndërhyrje emergjente në Pukat ku ka më shumë rrezik, duke shtuar se kjo argjinature është problematike në të gjithë gjatësinë e lumit, ndaj sipas tijë në të ardhmen duhet me deomos një investim konsiderueshem për forcimin e saj, raporton oranews.
Prej dy ditesh Banoret e kësaj zone mbeten të frikësuar, pasi nuk kanë siguri se argjinatura mund të përballojë prurjet e shumta të Lumit Mat./a.k