Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany, ka pësuar edhe një lëndim. Ai është lënduar në nxehjen e futbollistëve para miqësores së Belgjikës me Holandën.
30-vjeçari është lënduar në gju, dëmtim që i është përsëritur që një kohë të gjatë.
Futbollisti ka munguar edhe në sezonin aktual për shkak të një lëndimi të tillë, citohet Express. (b.an)