Tri shtete amerikane, Kalifornia, Massachusetts dhe Nevada, kanë votuar për legalizim të përdorimit rekreativ të marihuanës.
Kështu, numri i shteteve që e kanë miratuar këtë masë në Shtetet e Bashkuara arriti në shtatë.
Sipas kësaj mase, personat më të vjetër se 21 vjeçar, mund ta përdorin marihuanën për qëllime mjekësore.
Megjithatë, sipas ligjit federal amerikan, marihuana mbetet narkotik ilegal, raporton REL.
Para 20 vitesh, Kalifornia u bë shteti i parë, që e kishte miratuar legjislacionin për përdorim të marihuanës për qëllime mjekësore./a.m.