Situata e përmbytjeve në vend vijon të jetë alarmante, e veçanrësisht në disa zona të vendit. Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Brendshme ka lajmëruar se janë evakuuar 8 familje në Tiranë, si pasojë e fryrjes së lumit lana. Situata në disa qarqe paraqitet më serioze, teksa aksi Tepelenë Gjirokastër ka rëshqitje dherash dhe kalimi është i rrezikshëm. PO ashtu edhe në rrugën e Damsit ka bllokime.
Shkodra paraqet probleme me përmbytjet, rreh 360 ha tokë janë nën “pushtetin” e ujit.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka dërguar udhëzimet për ngritjen në gatishmëri të gjitha kapaciteteve në njerëz dhe mjete, të cilat disponohen nga qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, për shkak të intensitetit të prurjeve në lumin Vjosa. Nisur nga niveli i ujërave u është kërkuar prefektëve që të përgatiten për evakuimin e komunitetit në zonat që mund të ketë përmbytje. Forcat e Armatosura janë dislokuar me mjete dhe njerëz përgjatë zonave të rrezikuara.
Situata sipas qarqeve:
QARKU TIRANË
Nga dalja e lumenjve Lana dhe i Tiranës nga shtrati, janë evakuuar 8 familje në njësitë administrative 4, 8 dhe Dajt. Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në Njësitë Administrative Zall–Bastar, Zallherr dhe Kashar ku ka prezencë të ujit në disa rrugë. Në Njësinë Administrative Shëngjergj është dëmtuar ura që lidh qendrën me fshatin Shën-mëri.
QARKU SHKODËR
Në qarkun Shkodër nga përmbytje janë nën ujë rreth 360 ha tokë. Zonat më të prekura janë njësitë Administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit dhe Postribë.
Në Njësinë Administrative Bërdicë ka prezencë uji në oborret e 15 banesave. Ka mungesë të energjisë elektrike në të gjithë njësinë.
Në Njësinë Administrative Rrethina në fshatrat Grudë, Grudë e Re dhe Hot i Ri mungon energjia elektrike. Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.
QARKU VLORË
Niveli i lumit Vjosa është drejt rritjes. Janë marrë masat nga Prefektura dhe bashkia Vlorë për të bërë evakuimin në rast se do të jetë e nevojshme për shkak të situatës. Është bërë njoftimi paraprak i komuniteteve për këto zona. Në fshatin Brataj bashkia Selenicë është shembur ura Silorakut, si pasojë kanë ngelur të bllokuar disa fshatra, si: Vranisht, Kallarat, Kuç etj.
QARKU GJIROKASTËR
Në rrugën Tepelenë – Gjirokastër në vendin e quajtur karburant “Targa”, ka pasur rrëshqitje të dherave dhe qarkullimi bëhet vetëm me një kalim. Në bashkinë Memaliaj është bllokuar rruga e Damsit.
Rruga Tepelenë-Kurvelesh është e bllokuar dhe po punohet nga mjetet e subjektit të kontraktuar për zhbllokimin e saj. Në disa njësi administrative mungon energjia elektrike. Grupet e punës po punojnë për riparimin e defekteve.
QARKU DIBËR
Në Njësinë Administrative Peshkopi, përroi i Llixhave nga intensiteti i madh i prurjeve ka devijuar nga shtrati, por me ndërhyrjen e mjeteve të bashkisë situata po normalizohet.
Në Njësinë Administrative Kastriot, në fshatin Kishavec, ka dalë nga shtrati përroi i Kishavecit dhe ka dëmtuar tre shtëpi banimi. Rruga Selishtë – Bufull, është e bllokuar nga rrëshqitjet masiveve të dherave. Po punohet për hapjen e saj.
Në Njësinë Administrative Luzni, në fshatin Hotesh është dëmtuar ura mbi përroin Kapi.
Në Njësinë Administrative Maqellarë në fshatin Portgorcë është dëmtuar argjinatura mbrojtëse e Drinit të Zi.
Në Njësinë Administrative Gjoricë, problem vijon të jetë argjinatura e dëmtuar.
Në bashkinë Mat prurjet e lumenjve dhe përrenjve kanë dëmtuar 10 ura që lidhin fshatrat e zonës.
Në Njësinë Administrative Derjan, është dëmtuar rruga që lidh qendrën e njësisë me fshatin Gjoçaj.
LEZHË
Në Lezhë rezultojnë të përmbytura 1200 ha tokë bujqësore, prej tyre 315 ha janë në Zadrimë 315 ha, Bregu i Matës 290 ha, Shëngjini 200 ha, Balldre e Torovicë 400 ha. 390 ha tokë të përmbytura rezultojnë edhe në Kurbin, në Fushë Gjorm janë 300 hanën ujë, ndërsa në Fushë Kuqe 90 ha./a.k