Shtatë kandidatë synojnë postin e komisionerit anti-diskriminim, institucion ky i pavaruar, titullari i të cilit zgjidhet nga shumica e deputetëve në Kuvend për një mandat 5-vjeçar dhe siguron mbrojtjen nga diskriminimi dhe forma të tjera që e nxisin atë.
Për mandatin e ardhshëm për herë të parë kandidon një person me aftësi të kufizuara, presidenti i Shoqatës se të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj.
“Përpjekjet e mia kundër diskriminimit kanë nisur 53 vjet më parë dhe gjatë gjithë jetës unë kam qenë i pabarabartë. Background-i im profesional si avokat, profesor, doktor i shkencave, ekspert ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, por dhe suksesi gjatë 25 vjetëve në miratimin e ligjeve për krijimin e shanseve të barabarta, më ka sjellë në vëmendje që ky institucion duhet të bëhet me efiçen për ta luftuar diskriminimin”, ka deklaruar Tafaj raporton tch. Mandati i komisionerit anti-diskriminim ka përfunduar në maj të vitit 2015 dhe përsa kohë nuk ishin hapur procedurat për mandatin e ri, në këtë post ka vazhduar të qëndrojë Irma Baraku, e cila kandidon sërish.
Këtë të mërkurë është zhvilluar dëgjesa e parë publike për të shtatë kandidatët, për të cilët deputetët e Kuvendit kishin marrë më parë dosjet përkatëse.
Kandidatët për Komisionerin Anti-diskriminim:
Artur Lazebeu
Denis Gila
Etilda Gjonaj
Irma Baraku
Mirela Rrumbullaku
Olimbi Hoxhaj
Sinan Tafaj
/a.m.