Progres-Raporti i prezantuar prej Komisionit Evropian këtë të mërkurë për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është një vlerësim për reformat e qeverisë, veçanërisht atë në sistemin e drejtësisë.
“Është një vlerësim objektiv i përparimit që ka bërë Shqipëria në lidhje me reformat, veçanërisht me reformën në sistemin gjyqësor. Ajo që vihet re është kushti për të implemetuar reformën në drejtësi. Mbetemi në pritje për çështje e vetting-ut. Është e nevojshme që të bëhet një filtër mbi të gjithë aktorët në sistemin e drejtësisë”.
Ai thotë se hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët dhe ftoi opozitën t’u bashkohet reformave dhe në veçanti atyre që kërkon Brukseli.
Sipas Tahirit, Progres-Raporti pasqyron arritjet e gjithë shoqërisë shqiptare ndaj për këtë ministri i brendshëm ftoi edhe një herë opozitën t’u bashkohet reformave.
Rekomandimi për hapjen e negociatave, lexohet nga Ministri Tahiri si një listë detyrash që prekin edhe dikasterin e tij në luftën ndaj narkotikëve. Ministri Tahiri thotë se për realizmin e reformave duhet bashkëpunim nga të gjitha palët./ tvklan/a.k