Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot ambasadoren e BE Romana Vlahutin e cila i dorëzoi progres-raportin e KE për Shqipërinë ku rekomandohej hapja e negociatave. Ky rekomandim është vlerësuar nga Meta si një lajm mjaft i mirë për vendin. Por, në konferencën e Metës, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është një deklaratë e tij që rikthen tezën e qeverisë teknike. Ai tha se çdo kërkesë e drejtë e opozitës duhet plotësuar, por a është edhe kjo një prej tyre për Metën?
“Çdo kërkesë e drejtë e mundshme e arsyeshme dhe realizueshme nga ana e opozitës që ndihmon transparencën e reformës zgjedhore duhet marrë në konsideratë dhe duhet bërë çdo përpjekje për t’u realizuar. Për standardet e reformës zgjedhore ne kemi kërkuar asistencën e OSBE/ODIHR dhe ata janë shprehur të gatshëm. Do të punojmë të gjithë për një klimë sa më të shëndetshme paraelektorale dhe zgjedhore,. Dhe po kështu është me rëndësi angazhimi i plotë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe ligjin e dekriminalziimit”, tha Meta.