Kryetari i opozitës LUlzim Basha doli në një konferencë për mediat pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ai e ka vlerësuar si një lajm të shkëlqyer për vendin tonë ndërsa meritat sipas tij i kanë gjithë shqiptarët. Basha kujtoi se edhe edhe demokratët kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe kanë ndihmuar procesin. Ai tha më tej se negociatat do të hapen nga Partia Demokratike.
“Rekomandimi, lajm i ishkëlqyer. Hapja e negociatave, fillimi i një rrugë të gjatë, të vështirë të pakthyeshme për vendin tonë. Sot një dritë shprese për të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa. Ja njoh si meritë, njerëzve të thjeshtë. Ka qenë forca e tyre dhe presioni ndaj politikës. Si kryetari i PD-së, parti e lindur me sloganin “Ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë Europa, si partia që bëri të mundur lëvizjen e lirë, nuk mund të shpreh vlerësimin për demokratët. Reformat që ndërmorëm hodhën konturet e këtij procesi. Vlerësoj kontributin e gjithkujt tjetër në këtë proces. Sfida të mëdha na presin, mbi të gjitha, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Do të bëj çdo gjë që politika të kthehet në instrument që iu shërben shqiptarëve dhe aspiratave të tyre për Shqipërinë Europiane”, deklaroi Basha.
Sipas kreut të opozitës sfida numër një mbetet ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Sfidë tjetër mbetet lufta kundër krimit, kundër korrupsioni, fusha në të cilat Shqipëria nuk ka bërë përpara. PD do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me BE-më.
PD e vendosuir të japë kontributin e saj. Dy reforma të vlerësuara nga KE do të ishin të pamundura pa konsensusin tonë. A ka shqiptar, i djathtë apo i majtë, që mendon se Shqipëria mund të ecë përpara pa zgjedhje të lira dhe të ndershme?
A mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme pa prerë lidhjet e politikës me krimin, pa zbatimin e dekriminalizimit?”, tha Basha.
Basha dha këtë përgjigje mbi ftesën e kryeministrit për të bashkëpunuar në rrugën e integrimit.
“Edhe kur dorën e ka patur grusht edhe kur gjuhën e ka patur të helmatisur kjo opozitë dhe ky kryetar kanë bërë githçka për të nesërmen evropiane të Shqipërisë. Ndaj kemi qëndruar fuqishëm për vlerat themelore të BE-së”, tha Basha./a.m.