Presidenti në detyrë Barack Obama ka ftuar nesër në Shtëpinë e Bardhë pasardhësin e tij, Donald Trump për të diskutuar për tranzicionin e pushtetit nga demokratët te republikanët.
“Sigurimi i një tranzicioni të qetë të pushtetit është një nga prioritetet kryesore që Presidenti ka identifikuar në fillim të vitit dhe takimi me Presidentin e zgjedhur është hapi tjetër,” thuhet në deklaratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.
Më herët Obama e uroi Trump për fitoren e zgjedhjeve përballë Hilari Klinton. /ma.me