Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si frut të 3 viteve betejë me reformat rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.
“Vjen lajmi i shumëpritur nga Komisioni Bashkimit Europian; rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave. Fruti më i bukur i 3 viteve beteja për reformat”, shkruan Rama në Facebook.
Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave, por në varësi të ecurisë së reformës në drejtësi, ku veçanërisht përmendet nominalisht ligji i Vettingut, i cili ndodhet në Komisionin e Venecias për këshillim, dërguar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi pezullimin e këtij ligji deri në daljen me një vendim përfundimtar, pas kërkesës së mbërritur atje nga ana e Partisë Demokratike, që thotë se ligji bie ndesh me Kushtetutën.
ma.me