Nga Linda Karadaku
Ja kjo është, ky është rezultati i zgjedhjeve amerikane. Never say never, kurrë mos thuaj kurrë. Dhe mos parashiko me 100 përqind sepse vendimin e merr tjetërkush…e marrin qytetarët e atij vendi të madh që zgjedhin për vete, jo për ne…
Kurrë mos thuaj kurrë dhe mos fol, mos u deklaro as pro, as kundër sepse një minutë pas rezultatit të zgjedhjeve, do të jesh në pozitë të vështirë dhe nuk do dish si ta kthesh mbrapsht atë që ke thene…arsyeja shumë e thjeshtë, sepse nuk e vendos ti rezultatin, por tjetërkush.
Kurrë mos thuaj kurrë, ndiqe fushatën, bëj tifozllëk me zemër me atë që je, me atë që mbështet, me atë që të pëlqen, me atë që të intereson, me atë që mendon që do ishte më i/e mirë, por mos e thuaj nga pozicioni I shtetarit, politikanit, thjeshtë sepse nuk duhet, thjeshtë sepse të bën dëm, thjeshtë sepse të krijon ngërç komunikimi siç ta ka krijuar tashmë…
Never say never sepse në politikë nuk ka kurrë, armiku I djeshëm mund të bëhet miku I sotëm dhe anasjelltas, sepse ai që ke sharë dje, mund dhe do të të duhet sot, sepse votën e Amerikës e vendos Amerika, jo ti, jo ne…
Mos thuaj kurrë sepse shtetet/fuqitë e mëdha kanë zhvillimet e tyre të brendshme, problemet e veta të brendshme, mbështetjen dhe pakënaqësitë ndaj lidershipit të tyre politik, vlimet e tyre elektorale, që shpesh ne këndej nuk i kuptojmë, nuk i dimë, ose nuk na duken vendimtare aq sa për të shkaktuar Brexit ose Americanxit…
Never say never sepse marrëdhëniet midis shteteve kanë një histori që nuk fillon nga ai që fitoi sot dhe as nga ai që fitoi dje, por nga një linjë presidentësh dhe administratash që shkon “back in history” që nga Presidenti Willson dhe që ka vazhduar me Presidentët e tjerë amerikanë që kanë formëzuar këtë aleancë solide dhe tashmë tradicionale mes nesh.
Kurrë mos thuaj kurrë dhe mos bëj armiq në politikë sepse politika është arti I të mundshmes, dialogut dhe kompromisit. Dhe ti tani, do të jesh i detyruar, deshe apo nuk deshe që të pranosh, të komunikosh dhe të bësh “deals” aq sa mund të bëjë një vend I vogël me vëllain e MADH dhe njeriu në krye të piramidës është Presidenti i ri Trump.
Never say never, sepse politika nuk është çështje dëshire apo pëlqimi apo dashurie. Politika është gjendje de facto që nuk e vendos as ti, as ne, e vendosin dhe e vendosën amerikanët…ne as nuk kishim, as nuk kemi të drejtë vote atje…Gjendja de facto është Trump, the Donald, President i Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Ajo që mbetet tani është “what next?” që do të thotë po tani, çfarë vjen pas kësaj gjendje de facto me Trumpin president? Cfarë do të ndodhë nëse ai zbaton ato që ka thënë në fushatë, veçanërisht në lidhje me politikën e jashtme, NATO-n? Sa të përgatitur jemi ne, një vend I vogël, në këtë botë globale me shume probleme të hapura, në një rajon që ruan gjithmonë potencialin e fuçisë së barotit per situatën de facto të presidencës Trump?
Thuhet qe po hyjmë në një erë të re politike me Presidencën Trump, kush e di, ndoshta po, ndoshta jo, por të përgatitur duhet të jemi. Këto dhe të gjitha pyetjet e tjera, në paketë, kërkojnë përgjigje të menduara, të kujdesshme, vizionare, afatgjata, që të jemi të përgatitur.
Dhe përsëri, për tiu kthyer shprehjes së famshme, never say never, deklaratat politike që bëhen me kostum pushteti duhen matur mirë se ndodh kështu si ndodhi. Prandaj, kurrë mos thuaj kurrë se nuk I dihet asnjëherë…