Dy familje të përmbytura, që ishin bllokuar për rreth 6 orë nga uji, janë shpëtuar nga shtabi i emergjencave civile në Kurbin. Dalja nga shtrati e lumit Mat bllokoi brenda në banesë 9 pjestarët e dy familjeve, mes tyre edhe një person i sëmurë. Për t’u ardhur në ndihmë atyre u vu në lëvizje Shtabi i Emergjancave dhe banorë të zonës, të cilët ndërhynë me një gomone.
Një nga personat që mbeti i izoluar thotë se uji ka ardhur në mënyre të menjëhershme brenda banesës, ndërsa për të shpëtuar janë detyruar që të qëndrojnë në katin e dyte për disa ore. Kryetari i Bashkisë Kurbin Artur Bardhi thotë se situata në këtë zonë vijon të jetë e rëndë, ndërsa e gjithë argjinatura e lumit në fshatin Gurëz rrezikohet të dëmtohet nga prurjet e shumta.
ma.me