Bursat shënuan rënie të forta, teksa Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trump ka fituar në Florida dhe Ohaio, ndërsa Hillary Clinton nuk po ecën mirë në shtetet kyçe.
Dollari amerikan ra dhe bursat u tkurrën në tregjet që u hapën të parat të mërkurën, teksa investitorët po përballen me mundësinë reale të fitores shokuese nga republikani Donald Trump, I cili mund të ndryshojë rendin e politikave globale.
Aksionet europiane po shkojnë drejt rënies, duke humbur më shumë se 4%, teksa projeksionet e fundit tregojnë se gara është më e ashpër sesa mendohej, duke bërë që investitorët tu drejtohen aseteve të sigurta.
Obligacionet kombëtare, jeni japonez dhe ari u rritën, ndërsa peso meksikane shkoi drejt rënies së lirë në tregtimet kaotike.
Kontratat e të ardhmes në SHBA ranë me 5 për qind, më keq se tronditja që pasoi votimin britanik për të lënë në Bashkimin Evropian në qershor, që fshiu se triliona dollarë nga tregjet.
Investitorët frikësohen se një fitore e Trump mund të shkaktojë trazira globale ekonomike dhe të tregtisë dhe të sjellë vite të paparashikueshme përsa I përket politikave, dhe të dekurajojë Rezervën Federale nga rritja e normave të interesit në dhjetor siç pritej gjerësisht.
Monitor/d.i.