Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në lidhje me votimin në Parlamentin Europian, ku do të vendoset edhe fati i Shqipërisë për datën se kur do të çelen negociatat me BE. Rama tha se lajmi i shumëpritur do të jepet nesër, ndërsa shtoi ndjen keqardhje të thellë për Partinë Demokratike.
Pas kësaj, ka reaguar Basha duke akuzuar kryeministrin se ai është kundër vendit, pasi sipas tij, “qeveris me banditë e trafikantë, blen votën, dhe e mbush vendin me drogë”.
“Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë; Kundër Shqipërisë je kur dhunon e blen votën e shqiptarëve; Kundër Shqipërisë je kur vjedh dhe mbush xhepat me paratë e ilaçeve të fëmijëve shqiptarë; kur e zbraz atë nga rinia, kur e mbush me drogë; kur i mbyt shpresën e besimin. Koha e dokrrave po sos. Shqipëria është kundër teje çdo ditë e më shumë. Dhe Shqipëria do të jetë më mirë pa ty”, shprehet Basha.