Emergjencat Civile në vend kanë raportuar gjatë pasdites mbi situatën e krijuar në vend nga përmbytjet, deri në orën 17:00. Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, në qarkun e Tiranës janë evakuuar 80 familje, ndërsa autostrada Tiranë-Durrës është hapur në njërin krah, ndërsa në tjetrin është devijuar.
Ndërkohë, në bashkinë Mirditë është dëmtuar unaza e qytetit të Rrëshenit, e cila sipas autoriteteve ka dalë jashtë funksionit. Në Kukës është hapur aksi rrugor Dushaj-Lekbibaj, pasi ishte bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, ndërsa në fshatin Ujmisht është shembur ura mbi lumin Bushtricë.
ma.me