Duke marrë shkas nga intensiteti i reshjeve të shiut, janë rritur shkarkimet nga HEC-i i Shkopetit. Mësohet se shkarkimet nga HEC-i kanë kaluar 3 mijë m/kub në sec. Si pasojë niveli i lumit Mat është rritur ndjeshëm, ndërsa grupet e Emergjencave të Bashkisë po mbajnë nën monitorim situatën, e cila vijon të jetë problematike.
Ndërkohë rruga Burrel-Milot është bllokuar për shkak të prurjeve të lumit Mat. Në disa vende uji ka mbuluar asfaltin. Qindra automjete përfshirë dhe autobusët mbeten të bllokuara në trafik për disa orë. Po kështu fshatra të tërë janë nën pushtetin e ujit në Milot, Laç, Lezhë, Mamurras, Fushë-Krujë.
ma.me