Dashi
Një ditë jave shumë e mbarë dhe sot prireni të ndihmoni këdo që ka nevojë për ju. Miqtë dhe partneri/ja janë të lumtur që ju kanë pranë. Beqarët duhet të tregohen të arsyeshëm dhe të mos marrin vendime të nxituara për të ardhmen. Në planin financiar do të jetë një ditë me fat.
Demi
Bëni mirë të tentoni të arrini një marrëveshje me partnerin/en dhe të lini pas krahëve zënkat dhe debatet në të cilat jeni përfshirë prej disa ditësh. Beqarët do kenë vetëm flirte kalimtare të cilat nuk do i çojnë asgjëkund. Në planin financiar pritet të përballeni me disa probleme për shkak të shpenzimeve të tepruara.
Binjakët
Sot nëse tregoni gënjeshtra do të zbulohen shumë shpejt. Mundohuni të jeni të qartë në gjërat që ju nevojiten për një marrëdhënie të shëndetshme. Beqarët do jenë mjaft sharmantë sot dhe do mund të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.
Gaforrja
Jeni në paqe me veten sot dhe me personat që keni pranë. Bazohuni në informacionet që keni për të zgjidhur një çështje të komplikuar. Beqarët do jenë të gatshëm për të pranuar ftesat për takime dhe do tregohen të hapur me personat që do njohin. Në planin financiar është më mirë të tregoheni të kursyer.
Luani
Në sytë e njeriut të zemrës duhet të jeni të përkryer dhe kjo ju bën të jeni sa më të vëmendshëm dhe në detaje ndaj vetes tuaj. Beqarët do takojnë një person interesant për të cilin do nisë t’i rrahë zemra shumë fort. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri, falë maturisë që do tregoni me shpenzimet.
Virgjëresha
Jeni të ndrojtur dhe mjaft të rezervuar në çfarëdo situate që ju paraqitet sot ju të dashuruarve. Temperamenti juaj nuk ju lejon të bëni eksperimente. Beqarët do kërkojnë shumë sot për të ndryshuar statusin, por nuk do arrijnë t’ja dalin mbanë. Në planin financiar do keni shumë sukses.
Peshorja
Momente të së shkuarës ju vijnë në mendje por pa qenë aq shumë thelbësore në vendimet tuaja të së tashmes. Një surprizë e këndshme nga partneri/ja do t’ju befasojë. Beqarët do kenë takime interesante sot dhe pritet që të përjetojnë edhe ndryshime. Financat duhen menaxhuar me kujdes që situata të stabilizohet.
Akrepi
Megjithëse të ngarkuar me punë kohët e fundit, pasuria e brendshme te ju të dashuruarit është aq e bollshme sa ndiheni personat më të pasur në planet. Beqarët nuk duhet të rrëmbehen nga emocionet e çastit për të marrë vendime sepse do të lëndohen dhe vuajnë pasojat. Financat do jenë të paqëndrueshme dhe delikate.
Shigjetari
Çdo gjë përreth jush buzëqesh sot sepse dhe ju vetë i falni buzëqeshjet pa kërkuar asnjëherë asgjë në shkëmbim. Sot do të mbyllni një kontratë fitimprurëse. Beqarët nuk do të kenë një ditë me fat sot, prandaj duhet të presin ende për të gjetur dashurinë. Në planin financiar kryejini shpenzimet me maturi.
Bricjapi
Miqësitë e reja do t’ju tregojnë që jeni persona që tek të tjerët përçoni veçse mirësi dhe energji pozitive. Kjo gjë do t’ju shoqërojë dhe në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë takime interesante dhe parashikohet që ata të kenë ndryshime të rëndësishme. Financat do jenë të mira, yjet do jenë në krahun tuaj.
Ujori
E kotë që përpiqeni të fshiheni pas gishtit. Sot në çdo moment do të krijoni tensione me partnerin/en që nuk janë shumë të nevojshme. Një pjesë e beqarëve do të fillojnë një romancë të këndshme që do i bëjë të ndihen si mbi re. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha.
Peshqit
Ju të dashuruarit keni vendosur të jeni besnikë të ideve tuaja fillestare dhe do ti mbroni ato pa bërë kompromise. Kjo gjë mund t’ju penalizojë në disa raste. Beqarët do kenë një ditë me fat në dashuri, do realizojnë takime interesante. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet, pasi parashikohen probleme të mëdha.