Ndeshja midis Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës siç ishte parashikuar.
Kjo sfidë do të luhet në impiantin e Elbasanit “Elbasan Arena”.
Vendimi ëhstë marrë nga UEFA.
“Loro Boriçi” nuk plotëson kushtet e vendosura nga UEFA dhe për këtë arsye, qeveria europiane e futbollit ka urdhëruar Federatën Shqiptare të Futbollit që ta zhvendosë ndeshjen me Izraelin në “Elbasan Arena”.
Vendimi është i beftë jo vetëm për tifozët, por edhe për vetë FSHF-në, ku kishte një bindje se stadiumi kishte kaluar testet e UEFA-s, ekspertët e së cilës vëzhguan terrenin dhe ambientet e tjera të stadiumit pak ditë më parë./a.m.