Hillary Clinton ka vizituar një restorant shqiptar në shtetin e Pensilvanisë, ku ishte dje për mbylljen e fushatës. Fillimisht ajo shkoi në restorantin Casa Bella në Scranton, pronarë të të cilit janë dy vëllezër shqiptarë. Aty kandidatja republikane është pritur mjaft mirë nga stafi dhe klientët, duke bërë edhe foto me ta.
Pronarët e restorantit, Kadri e Fatmir Murtaj, janë nga Hogoshtasi i Kosovës dhe janë shprehur të lumtur nga vizita e zonjës Clinton.
Illyria/d.i.