Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, pas komunikimit me ARRSH, njofton se situara e kalueshmërisë në akset kombëtare është si më poshtë. Po punohet prej orëve të mëngjesit për të normalizuar qarkullimin.
1. Tirane – Durrës, ka probleme qarkullimi si pasojë e rreshjeve. Kontraktori është angazhuar dhe po punohet në zonën e përmbytjes me mjete dhe forca punetore. Janë angazhuar 6 fadroma.
2. Zona e Fushe Krujës, nga prurjet e shumta te perrenjve ka prani te madhe te ujit ne rruge. eskatavor dhe fadrome dhe fuqi punetore te shtuar.
3. Aksi Shkoder – Qafë Qele , ku ka nje shembje, e cila po agravon nga rreshjet e shiut në rrëshqitjen e ndodhur disa muaj më parë.
4. Tek Harku i Berdices ne aksin Shkoder – Lezhe, ka prani uji rreth 20 cm, si pasoje e hapjes se portave te Hidrocentralit.
5. Aksi Bajram Curri – Valbone, është i bllokuar si pasoje e rreshjeve te dendura. Firma kontraktore, po punon me mjete e forca per hapjen e saj.
6. Ne te gjitha akse e Qarkut te Dibres dhe të Kukesit, ka prani te gureve dhe dherave ne rruge, por qe po pastrihen nga kontraktoret e akseve.
7. Ne aksin Kukes – Qafe Shllak, ku ndodhi rreshqitja para nje muaji, ne km 4 nga Autostrada e Kombit, situata po agravohet si pasoje e rreshjeve. Per momentin rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla.
8. Ne aksin K. Hadroj – Qafe Bene, situata eshte problematike per shkak te renies se gureve, sidomos ne Shkoze dhe tek Tuneli i Gjegjanit.
Te gjithe kontraktoret po punojne me mjete si ekskavatore, fadroma, miniekskavatore dhe fuqi punetore te shtuar ne te gjitha zonat problematike./a.m.