Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur xhaminë Ebu Bekr në qendër të qytetit të Shkodrës.
Autorët kanë shpërthyer me levë derën e xhamisë dhe më pas kanë hapur kasafortën, nga ku kanë marrë lekët. Nuk dihet shifra e parave të vjedhura. Të hodhat ishin donacione nga besimtarë të ndryshëm.
Në videon e vjedhjes duken dy autorët të pamaskuar me sende të forta në duar teksa i drejtohen xhamisë.
Policia po punon për identifikimin e dy hajdutëve falë edhe pamjeve filmike.
Shqiptarja/d.i.