Një rast i paprecedentë shënohet në procesin e integrimt të Shqipërisë ku një prej aktorëve kryesorë politik kërkon bllokimin e procesit të anëtarësimit. Në rastin konkret kërkesa vjen nga opozita që kërkon plotësimin e një sërë kushteve. Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian të mos hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nëpërmjet deputetit Aldo Bumçi.
Deputeti Bumçi, ish-ministër i jashtëm, ka depozituar nje amendament qe anulon kerkesen drejtuar Komisionit dhe Keshillit per percaktimin e dates per hapjen e negociatave Shqiperine.
PD kërkon vendosjen e kushteve për zgjedhjet, implementimin e ligjit te dekriminalizimit dhe të 5 prioriteteve.
Veprimi vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së ish-kryeminsitrit Berisha që tha se KE nuk duhet të hapë negociatat në kushtet ku ndodhet Shqipëria.
Ai kërkoi që të vendosen kushte shtesë, ndërsa tha se Shqipëria nuk mund ta marrë statusin e vendit kandidat, pasi është e mbushur me kanabis.
Ja prononcimi i Berishës për ABC News:
Presim në fakt këto ditë që KE të propozojë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. A duhet të hapen negociatat?
Unë gjykoj se Komisioni Europian nuk mund të hapë negociatat pa u plotësuar kushtet. Ky është mendimi im. A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për hapjen e negociatave, këtë le ta lëmë ta thotë Komisioni Europian, mos ta themi ne si opozitë sepse ne kemi versionin tonë. Rama ka bërë një premtim, që do garantojë hapjen e negociatave. Të presim e të shohim sa do ta mbajë.
Ju dyshoni që mund të ketë një propozim të tillë nga KE nga informacionet tuaja?
Informacionet e mia janë që do ketë kushte. D.m.th, plotësimi i disa kushteve bën të mundur hapjen.
Ne kishim 5 kushte ndërkohë..
Mund të bëhen dhe pak më shumë. Mund të shtohet edhe kanabisi.