Një vend në Gjermani po ndërton një muë për të ndarë banorët nga shtëpitë ku ndodhet kampi i refugjatëve. Barriera ndarëse është e lartë 4 metra, më shumë se sa ishte Muri i Berlinit. I ndodhur në zonën periferike të Mynihut në Neuperlach Sud, muri do të ndajë familjet e zonës nga 160 fëmijë refugjatë, që do të zhvendosen aty.
Ndërtimi i murit shihet si kompromis mes banorëve të zemëruar dhe qeverisë lokale pasi qytetarët kundërshtuan vendosjen e emigrantëve aty. Plani për ndërtimin e këtij muri u dakordësua në qershor nga Gjykata Administrative në Mynih. ma.me