Zlatan Ibrahimoviç u ka kërkuar falje tifozëve për kartonin e verdhë që mori ndaj Swasnea, i cili tani do të mungojë në derbi ndaj Arsenalit.
Në ndeshjen ndaj Swansea, ku Ibrahimoviç shënoi dy gola dhe Manchester United fitoi 3:1, ish-sulmuesi i Barcelonës, mori kartonin e pestë të verdhë, i cili do ta humbasë ndeshjen e xhiros së 12-të në Premierligë, atë ndaj Arsenalit, përcjell Gazeta Express.
Ibra u ka kërkuar falje tifozëve, teksa është i bindur se ekipi do t’ia dalë edhe pa të në fushë. “Më falni që u suspendova për ndeshjen e radhës.
Do të dëshiroja që të ishte e kundërta. Me të vërtetë doja të luaja në këtë ndeshje. Por, unë kam besim në shokët e mi.
Mendoj se ekipi do të bëjë mirë edhe pa mua”, ka deklaruar Ibrahimovic. (b.an)