Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas publikimit të videos në televizionin News 24 ku shfaqen disa të burgosur në IEVP Fier duke larë makinat private të drejtuesve të institucionit, ju bën me dije se:
Në mënyrë të menjëhershme nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm është marra masa e pezullimit nga detyra të drejtorit të IEVP Fier Arjan Hasani.
Pezullimi i drejtorit është vendosur për një afat të pacaktuar deri në zbardhjen e rrethanave të kësaj çështjeje.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e konsideron shkelje të drejtave të personave me liri të kufizuar dhe ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme një hetim të thelluar për rastin në fjalë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duke falënderuar televizionin News 24 për transmetimin e kësaj videoje i bën thirrje dhe fton median që të pasqyrojë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të çdo Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Krahas detyrave të veta funksionale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve çmon transparencën me median dhe publikun, të cila ti konsideron prioritare të punës së saj./a.m.