Kryeministri i Italisë Matteo Renzi shpreson që Hillary Clinton të zgjidhet presidente e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Janë orë vendimtare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për gjithë botën. Vetëm disa orë na ndajnë nga momenti kur do të marrim vesh emrin e presidentit të 45-të të Amerikës dhe është e qartë se ky vendim do të ndikojë të gjithë botën në katër vitet e ardhshme. Ne shpresojmë që ajo të jetë një grua”, ka shkruar në facebook kryeministri i Italisë Matteo Renzi.
Ai ka lënë të nënkuptohet se dëshira e tij është që Hillary Clinton të triumfojë ndaj Donald Trump.
ma.me