Një person ka mbetur i plagosur me thikë në një lokal në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e diel, ku në rrugën “Isuf Elezi” në një lokal, menaxheri i tij F.K., 22 vjeç ka plagosur me thikë 21- vjeçarin R.Ll.
I riu i dyshuar nga Kavaja u shpall në kërkim, pas denoncimit të bërë ndaj tij. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të momentit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes –